SHKODËR - Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, të ndodhur në aksin rrugor Muriqan-Ulqin, në pjesën malazeze.Viktima është Gjin Katia 50-vjec, nga Gruda e Malësisë së Madhe.Nga hetimet paraprake mësohet se 50-vjecari, i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip ‘Fiat’ në drejtim të Shkodrës, u përplas me një makinë që shërben për shtrimin e rrugëve. Burime policore bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi, ndërkohë që mbi 100 mjete kane pritur per minuta te tëra per të kaluar drejt pikes kufitare. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë po punon për zhbllokimin e trafikut.

(en/aq/shqiptarja.com)