Partia Demokratike akuzoi sërish kryetarin e Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi se rezulton me precedentë penal për trafik prostitutash. Akuzat u bënë nga kryetari i degës së Partisë Demokratike në Lushnje, Myslim Murrizi i cili kërkoi nga kryebashkiaku socialist që të përgjigjet për akuzat që rëndojnë mbi të. Gjatë deklaratës së Murrizit u shfaq në monitor ish-sekretari i Partisë Socialiste të Divjakës, Berti Mone, i cili akuzonte publikisht Kononeshin për lidhjet e tij me trafikun e prostitucionit.