Murrizi në Report Tv: Marrëveshja për Zgjedhoren, që LSI të merrte një 'hajdut' votash! Do shtohet numri i deputetëve të PS që mbështesin listat e hapura

Deputeti Myslim Murrizi në emisionin 'Repolitix' tha se marrëveshja për reformën zgjedhore mes mazhorancës dhe opozitës jashtë parlamentare u arrit në mënyrë që LSI të merrte një 'hajdut votash'. Sipas Murrizit, Petrit Vasili nuk kishte hall të kolegjit zgjedhor, por të komisionerit. Murrizi tha se në PS ka shumë deputet që mbështesin listat e hapura dhe të pakënaqur pasi e shikojnë vetën jashtë listave të Ramës dhe për këtë do të shtohen numri i tyre që mbështesin nismën e opozitës parlamentare.

"Petrit Vasili, tre orë një ditë, 9 orë një ditë tjetër  nuk ka vajtur në rezidencë për kolegj hiç, ka vajtur për të marrë një komisioner të vetin sepse ishte pa komisioner. E gjithë marrëveshja që shfryhet si tullumbace është që LSI meqë nuk ishte në koalicion me PS dhe PD mori një hajdut votash.  E gjithë beteja e madhe e Pallatit të Kongreseve dhe tre ditë në rezidencë ishte që LSI të merrte një hajdut votash", tha deputeti Murrizi.

Murrizi ka treguar edhe atë çka në shtator të vitit të kaluar ambasadorët i kërkuan opozitës në parlament, për të votuar rekomandimet e OSBE/ODIHR.

"Çfarë i ka thënë Soreca dhe Borchardt, Myslim Murrizit, Alimadhit, Hajdarit, Ralf Gjonit, Nimet Musait, Korab Litës  dhe Ben Elezit në takim vjet në shtator. A të keqen do votoni rekomandimet tona. Kush janë? Administratë zgjedhore, se kemi 7 raporte që vjedhin militantët votat.  I thashë dakord, por me një kusht; Na jepni mundësi që të hapim dhe listat: Po ta shikojmë se në sistem nuk ndërhyjmë ne. Atëherë meqë nuk ndërhyn nuk ti votoj. Tani le të dalin dhe ta thonë publikisht, ose ka gënjyer OSBE/ ODIHR prej 1996 ose të thonë se ne hoqëm dorë nga kjo punë se i kemi marrë besën tre hajdutëve që nuk do vjedhin më këtë herë", u shpreh Murrizi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
Murrizi: Në PS ka deputet të pakënaqur, do shtohet numri i tyre që mbështesin nismën tonë për lista të hapura! Ka negociata me mazhorancën

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi tha se në PS ka shumë deputet që mbështesin listat e hapura dhe të pakënaqur pasi e shikojnë vetën jashtë listave të Ramës. Për këtë tha Murrizi, numri i deputetëve nga radhët e PS që do të mbështesin kërkesat e opozitës parlamentare për lista të hapura, do të shtohen me kalimin e kohës. Murrizi shtoi gjithashtu se ka negociata mes opozitës parlamentare dhe PS për zgjedhoren.

"Nuk e kam problem të jem unë protagonisti, por do të votojë atë që unë kërkoj, hapjen e listave, kushdo që ta propozojë. Po ka shumë negociata mes opozitës parlamentare dhe PS. Ka dhe socialistë të tjerë të heshtur që duan listat e hapura, ka deputetë të pakënaqur dhe e shikojnë veten jashtë listave të Ramës. Do të shtohen numri i atyre që do të jenë në sinkron me atë që kërkojë unë, nga 2-3 që janë sot do të jenë më shumë më vonë', tha Murrizi.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nxjxkxj: 17/06/2020 22:59

    Analfabetë, deputet në shumës shkruhet deputetë* dhe jo deputet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend