TIRANE- Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Lushnje, Myslim Murrizi hedh poshtë propozimin e Genc Rulit, Eno Bozdos dhe Fatbardh Kadillit, për ndarjen e degëve të PD, duke e cilësuar si skup me qëllim çuarjen në zgjedhje të disa degëve, kryetarët e të cilave kanë qenë kritik ndaj deputetëve. Gjatë një prononcimi për “Shqiptarja.com”, Murrizi thotë se organizimi i partive politike bëhet me funksion zgjedhje politike dhe jo të parcelizohet sipas njësive vendore, gjë që sipas tij zvogëlon figurën dhe peshën e kryetarit të degës së rrethit. “Nuk mund të bëjmë parti sipas komunave se sipas kësaj logjike ne duhet të kishim pasur 400 degë partie kur kemi patur 400 komuna e bashki.
Sa më shumë ta ndash partinë, absolutisht figura e kryetarit të partisë zvogëlohet, jo si Myslim, por nuk mund t’i gjesh dot 100, 200 apo 300 njerëz faktorë me background politik që të sjellin besim tek qytetarët dhe demokratët që të drejtojnë Partinë Demokratike”, u shpreh Murrizi.
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com