Murtaja afrikane, kontrolle në katër rrugë kombëtare në Shkodër dhe Lezhë, Shërbimi Veterinar bllokon 7 mjete me 43 derra! Inspektim dhe në fermat e origjinës

Murtaja afrikane, kontrolle në katër rrugë kombëtare në Shkodër dhe Lezhë, Shërbimi Veterinar bllokon 7 mjete me 43 derra! Inspektim dhe në fermat e origjinës

Momente nga aksioni i kontrolleve të mjeteve pë transportin e derrave

Shkodër/Lezhë- Shërbimi Veterinar i Rajonit Shkodër, në bashkëpunim me Policinë e Lezhës dhe të Shtetit, kanë nisur një aksion prej ditës së djeshme (5 Janar), me qëllim kontrollin në akset rrugore, në mënyrë që të mbahet në monitorim lëvizja e kafshëve të gjalla derra, si dhe të mjeteve të transportit të kafshëve brenda zonës 3 dhe 10 km.

Shkak është situata më e fundit me murtajën afrikane të derrave që ra në atë zonë, ku shërbimet punojnë prej javësh për lokalizimin, evidentimin, asgjësimin dhe shmangien e pasojave në kafshë dhe popullatë.

Institucioni njoftoi sot se akset ku u vendosën katër grupet e punës të përbashkëta janë si më poshtë:
1. Rruga nacionale Lezhë-Tiranë, në kufirin e zonës 10 km në vendin e quajtur “Dalja e Urës së Milotit.
2. Në rrugën Lezhë-Milot, aksi i vjetër në hyrje të urës së vjetër të Milotit.
3. Në rrugën Nacionale Lezhë-Shkodër, në dalje të fshatit Balldre.
4. Në rrugën e vjetër Kallmet-Lezhë, në dalje të fshatit Rroboshtë

“Nga grupet e punës u ndaluan dhe u kontrolluan 56 mjete transporti të kafshëve, nga këto 7 mjete transporti rezultuan me derra, gjithsej 43 krerë (gica 2-3muaj)”, njofton shërbimi.

Pas kontrollit, mjetet që transportonin derrat u kthyen për në fermat e origjinës, për të shkarkuar derrat dhe u urdhëruan mjekët veterinerë përkatës në këto zona, sipas adresave, që të kontrollojnë fermat e derrave dhe të dezinfektojnë mjetet e transportit të tyre.

Vatra e re u evidentua më 27 Dhjetor pas asaj në muajin nëntor të vitit të kaluar, teksa deri tani ka mbi 100 kafshë të ngordhura apo groposura nga autoritetet dhe vijon ende kontrolli në terren.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës