Musaka me patate dhe presh nga zonja Albana

Musaka me patate dhe presh

Përbërësit:

  • 1 kg patate
  • 300 gr presh
  • 2 kokrra qepë
  • 500 gr mish të grirë
  • 70 gr djathë i grirë
  • 500 ml qumësht
  • 2 kokrra vezë
  • 1 lugë supe salcë domate
  • 100 ml vaj
  • 1 lugë supe gjalpë
  • 2 lugë supe miell
  • Arrë moskat
  • Kripë dhe piper i zi
  • Rigon dhe majdanoz

Përgatitja:

Në një tigan hedhim vajin dhe qepën e grirë, të cilën e kaurdisim derisa të zbutet. Shtojmë mishin e grirë, kripën, piperin e zi dhe i përziejmë, derisa të marrin shijen e njëra-tjetrës. Me to kaurdisim edhe salcën e domates. Hedhim pak ujë dhe rigon dhe e lëmë të ziejë për 5 minuta. Shtojmë majdanozin dhe e provojmë për shijen. Pastrojmë e presim patatet në forma rrethore dhe shtrojmë në tavë gjysmat e tyre duke i spërkatur me pak kripë. Mbi to shtrojmë preshin, të prerë në madhësi 2-3 cm (vetëm pjesa e bardhë). Hedhim kimën, e shpërndajmë mbi gjithë sipërfaqen e tavës, hedhim pak ujë të nxehtë, aq sa të mbulohet vetëm shtresa e patateve. Mbi kimë shtrojmë pjesën tjetër të patateve. I spërkasim me pak kripë dhe lyrë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturë 250 gradë Celsius për 30 minuta. Ndërkohë përgatim beshamelin. Skuqim miellin me një lugë gjalpë. E tresim në qumështin e ftohtë dhe e vëmë në zjarr, duke e trazuar sa të fillojë të ajkoset. Hedhim kripë, pak piper, arrë moskat dhe vezët e rrahura me pak qumësht. Beshamelin e shtrojmë në musakanë me patate, e spërkasim të gjithë sipërfaqen me djathin e grirë dhe e vendosim tavën përsëri në furrë edhe 15 minuta të tjera.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Rusia dhe Irani pritet të nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit strategjik

Rusia dhe Irani pritet të nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit strategjik