Përbërësit:
- 500 gr patate
- 200 gr presh
- 3 karrota
- 250 gr mish i grirë
- 2 qepë mesatare
- 1 lgj salcë domate
- 3-4 lgj vaj ulliri
- 1 tufëz majdanoz
- Kripë, piper, rigon
Për beshamelin:
- 500 ml qumësht
- 4 lugë gjelle niseshte
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 2 kokrra vezë
- Kripë, piper, arrë moskat
Përgatitja:
Në një tigan ngrohni vajin dhe kaurdisni qepët e grira derisa të zbuten. Shtoni mishin e grirë dhe përziejeni derisa të marrë ngjyrë. Shtoni kripën, piperin, salcën e domates dhe rreth 100 ml ujë. Lëreni të ziejë për 5-10 minuta. Në fund shtoni rigonin dhe majdanozin. Lyejeni një tavë me pak vaj. Shtroni gjysmën e patateve të prera në feta të holla, spërkatini me pak kripë, sipër vendosni preshin e prerë në rrathë të hollë. Shtroni të gjithë mbushjen me mish dhe mbulojeni me pjesën tjetër të patateve. Hidhni pak ujë të nxehtë (sa të mbulohet vetëm shtresa e parë e patateve). Spërkateni sipër me pak vaj dhe vendoseni në furrë të parangrohur në 220°C për 35-40 minuta. Ndërkohë përgatitni beshamelin. Në një tas tretni niseshtenë me 100 ml qumësht të ftohtë dhe në tenxhere ngrohni pjesën tjetër të qumështit me gjalpin. Shtoni përzierjen e niseshtesë duke e trazuar vazhdimisht. Kur të trashet, hiqeni nga zjarri. Shtoni kripën, piperin dhe arrën moskat. Rrihni vezët dhe shtojini gradualisht duke i trazuar vazhdimisht. Nxirrni tavën nga furra, hidhni beshamelin mbi të gjithë sipërfaqen dhe vendoseni në furrë edhe 15-20 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë. Lëreni të pushojë 10 minuta para se ta prisni.
Komente











