Janë mbledhur përsëri bashkë, por këtë herë për të realizuar musical-in “Viva Forever”. Mel B, Mel C, Emma Bunton, Geri Halliwell dhe Victoria Beckham, kanë performuar në teatrin “ The Piccadilly”, ku kanë ngjallur mjaft sukses.
Megjithatë Posh Spice duket sikur është ngjitur me pahir në skenë. Ajo ka mbërritur me vonesë dhe ka pozuar përpara paparacëve në tapetin e kuq, vetëm me bashkëshortin David Beckham dhe tre djemtë e saj. Të njëjtën sjellje të ftohtë ajo ka demonstruar edhe në skenë, duke qëndruar mjaft stoike dhe aspak e qeshur.
Ndërsa pas përfundimit të show-t, Vic Beckham ka preferuar të shkoj menjëherë në shtëpi pranë vogëlushes Harper, që nuk ka qenë e pranishme në shfaqje.
Ndërkohë që vajzat e tjera të grupit ndonëse janë nëna si Victoria, kanë preferuar të festojnë deri në orët e para të mëngjesit, duke iu gëzuar suksesit të musical-it, por në të njëjtën kohë edhe duke kujtuar kohët e vjetra, kur ishin një nga grupet më zë në Europë.
Su/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com