/ATSH-B.Jashari/.-Kryeministri Isa Mustafa tha se 17 shkurti është ditë historike e Kosovës vend i lirë dhe i pavarur me mbështetjen e botës demokratike, ndërsa bëri thirrje që të gjithd kosovarët të jenë së bashku në punë e angazhime për ta ardhmen më të ndritur e më të begatshme, të zhvillimit ekonomik e integrimeve euroatlantike.
Duke folur ne ceremonine e organizuar ne Kuvendin e Kosoves, Mustafa tha se "Në këtë ditë përfaqësuesit tanë e bënë vendin tonë pjesë të familjes së madhe të vendeve të lira dhe demokratike të botës. 17 shkurti i vitit 2008 është akti më madhështor i historisë së vendit tonë, është çasti më sublim i gjithë historisë së Kosovës. Kjo datë madhore është kufiri kohor që ndan historinë e re të Kosovës nga e kaluara e saj tragjike", theksoi kryeministri Mustafa.
/Shqiptarja.com