Mustafa: Besoj në paanshmërinë e
Kushtetuese,JO ndërhyrjeve politike

Mustafa: Besoj në paanshmërinë e<br />Kushtetuese,JO ndërhyrjeve politike
PRISHTINE - Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tashmë edhe Kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se beson në paanshmërinë dhe profesionalizmin e Gjykatës Kushtetuese për lëndën e parashtruar nga PDK-ja dhe se këta të fundit do të duhej t’ia adresonin këtë gjë vetvetes.

Deklaratat kreu i ri i Parlamentit të Kosovës i bëri në një postim të rrjetit social Facebook, ku thekson se ai është zgjedhur në këtë post me shumicë votash, duke shtuar se PDK kishte vetëm 37 vota. 

"Unë mora 65 vota për Kryetar të Kuvendit nga 83 deputetë sa ishin në sallë. Falënderoj edhe deputetët e Lëvizjen Vetëvendosje për qëndrimin e tyre konstruktiv dhe shtetëformues. Ndërkaq, votën e tyre e respektoj si votë të vullnetit politik. Kam besim të plotë se Gjykata Kushtetuese do ta trajtoj në mënyrë të paanshme dhe profesionale lëndën e parashtruar nga PDK. Por jam shumë i bindur se PDK do të duhej ti adresohej vetvetes, dhe t'ia shtroj pyetjen: pse nuk i pati me veti 83 deputetë për ta përkrahur, por mbeti vet me 37 deputetë. Këtë përgjigje nuk mund ta merr nga Gjykata Kushtetuese, sepse kjo është përgjigje politike." thekson Mustafa në Facebook.

Mustafa vijon më tej duke nënvizuar se çdo ndërhyrje politike në procesin e Gjykatës Kushtetuese do të dëmtonte sipas tij konstituimin e Qeverisë dhe punën normale të Kuvendit.

"Jam i bindur se çdo ndërhyrje politike dhe çdo jo konsekuencë në këtë proces, vetëm sa do ta prolongoj konstituimin e Qeverisë dhe punën normale të Kuvendit, por se rezultat do të jetë mobilizimi edhe më i madh dhe partneriteti i të gjitha forcave që nuk pajtohen me këtë sjellje dhe qeverisje të PDK-së, përkatësisht i LDK-së, VV, AAK-së, Nismës dhe deputetëve që përfaqësojnë popullatën jo shumicë." shkruan Mustafa

mustafa fb

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Mjeti përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Mjeti përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital