Mustafa-Juncker: Qytetarët e Kosovës
meritojnë liberalizimin e vizave
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook pas takimit me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, se Evropa është shtëpia e kosovarëve. Mustafa ka thënë se rruga evropiane e Kosovës është rrugë e vlerave tona të përbashkëta.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook pas takimit me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, se Evropa është shtëpia e kosovarëve.
Mustafa ka thënë se rruga evropiane e Kosovës është rrugë e vlerave tona të përbashkëta.
“Sapo përfundova takimin sot në Bruksel me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Rruga evropiane e Kosovës është rrugë e vlerave tona të përbashkëta. Këto vlera respektohen nga institucionet më të larta të BE-së”, thotë ai ndërsa shton se “
Evropa është shtëpia e qytetarëve tanë”.
Presidenti i KE-së, Juncker, ka përgëzuar për progresin e arritur në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave, po ashtu, ai theksoi përkrahjen e KE-së për Kosovën në proceset e tjera eurointegruese
Ndërsa, sipas komunikatës nga Kryeministria, Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, për hapat që po ndërmerren në zhvillimin ekonomik dhe reformat tjera për fuqizimin e gjithanshëm të shtetit, teksa veçoi rëndësinë që ka për Kosovën hyrja tashmë në fuqi e MSA-së, duke theksuar pritjet legjitime të qytetarëve të Kosovës për liberalizimin e vizave.
“
Qeveria e Kosovës ka punuar me përkushtim maksimal në përmbushjen e të gjitha kritereve dhe rekomandimeve për këtë proces. Qytetarët e Kosovës e meritojnë që sa më parë t’iu mundësohet lëvizja e lirë në vendet e Bashkimit Evropian, të drejtë që e gëzojnë të gjithë qytetarët e vendeve të tjera të rajonit. Sa i përket liberalizmit të vizave tashmë presim vetëm vendimin e BE-së”, tha kryeministri Mustafa.
Gjatë takimit, është biseduar edhe për vazhdimin e procesit së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
49.9%
-
E gabuar
40.9%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 5422
Lajme të tjera
-
Tërmet në Korçë gjatë natës, qytetarët në panik dalin nga banesat
23 Mars, 08:00
-
‘Kur ishin shtuar kontradiktat mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe…’/ Dëshmia e ish-ushtarakut, në vitin 1960
23 Mars, 07:51
-
Çfarë u arrit në takimin Xi-Putin në Moskë?
23 Mars, 07:48
-
Sot Kuvend, Bujar Leskaj e Zef Hila interpelancë me ministren e Shëndetësisë! Xhixho seancë me pyetje me Kushin
23 Mars, 07:47
-
Blinken: Zbatimi i marrëveshjes, i hap rrugën njohjes së Kosovës nga pesë vendet e BE-së që nuk e njohin atë
23 Mars, 07:46
-
'Muri kinez' i mbron krahët Putinit
23 Mars, 07:35
-
Mungesë serioze e fuqisë punëtore në Maqedoninë e Veriut
23 Mars, 07:33
-
Banka e Shqipërisë pritet të mbajë përsëri të pandryshuar normën bazë të interesit
23 Mars, 07:29
-
Rriten temperaturat deri në 22 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
23 Mars, 07:14
-
Lufta/ Drone mbi rajonin e Kievit! Zelensky viziton trupat në Bakhmut, Dontesk dhe Kharkiv! Stoltenberg: Më shumë mbështetje për Ukrainën nga Perëndimi
23 Mars, 07:10
-
Besimtarët myslimanët nisin sot muajin e Ramazanit, kreu i KMSH: Agjërim të lehtë e pranim të lutjeve tuaja
23 Mars, 07:09
-
Ju pret një ditë e rëndësishme në dashuri, çfarë thonë yjet për ju sot
23 Mars, 06:59