Mustafa: Kemi plotësuar shumë
kritere për zhvillimin e biznesit

Kosova ka plotësuar shumë kritere që kanë të bëjnë me forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit, por edhe me kriteret e tjera, të ofrimit të kushteve për zhvillimin e biznesit.

Kështu pohoi kryeministri i vendit, Isa Mustafa në takimin e parë të Komisionit për Planifikim Strategjik, ku është diskutuar rreth përgatitjeve të Qeverisë për Sfidat Korporative të Mijëvjeçarit.

Mustafa tha se duhet të jenë të kujdesshëm në arritjen e prosperitetit dhe plotësimit të mëtejshëm të kritereve, të cilat nuk janë kritere të dhëna përgjithmonë, por janë kritere që evakuohen në mënyrë të rregullt, çdo vit në mënyrë të pandërprerë.

Duhet të jemi të kujdesshëm në mënyrë që të krijojmë edhe të arrijmë të zhvillojmë prosperitet në plotësimin e mëtejshëm të këtyre kritereve dhe të mos dështohet sepse dështimi do të na nxjerrë jashtë listës. Gjendjen në të cilën ndodhet sot Kosova, me ushtrimin e dhunës, nuk mund ta përshkruajmë si shumë të favorshme që të na krijojë kushte të mira sa i përket kësaj. Por duhet të kërkohet prej të gjithëve t’i ruajmë institucionet dhe të vazhdojmë të përmirësojmë pozitën tonë dhe të arrijmë që të plotësojmë në të ardhmen dhe kushtet e tjera që kërkohen prej nesh. Dhe po ashtu, të mendojmë se cilat projekte nga fushat e ndryshme i konsiderojmë si projekte prioritare për t’i kandiduar më vonë për financim nga Korporata e Sfidave dhe Mileniumit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Ministri i Financave Avdullah Hoti tha se Qeveria para një muaji ka aprovuar një listë të projekteve prioritare, koordinuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane, në tre sektorë kryesor në energji, infrastrukturë dhe ambient. Projekte këto, të cilat sipas tij, në total arrijnë mbi 600 milionë euro. ATSH

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën