Mustafa: Kosova do të ketë rritje
ekonomike mbi 4% për 2016-ën

Mustafa: Kosova do të ketë rritje<br />ekonomike mbi 4% për 2016-ën
Kryeministri i Kosovws, Isa Mustafa, ka deklaruar se në vitin e parë të qeverisjes së tij, ka arritur normë reale të rritjes së ekonomisë prej 4 për qind.

Këto të dhëna janë preliminare dhe mund të pësojnë ndryshime të vogla, por e rëndësishme është se kemi tejkaluar mesataren e shumë viteve që sillej rreth 3 për qind”, u shpreh ai.

Mustafa ka thënë se edhe pse Kosova ka nevojë për rritje më të lartë, duhet të vlerësohet si zhvillim tejet pozitiv se rritja ekonomike prej 4 për qind në vitin 2015 është e gjeneruar nga investimet private, sidomos të nxitura edhe nga investimet e huaja direkte.

Kur rritja ekonomike shkaktohet nga investimet private, sigurohet qëndrueshmëri në rritje edhe për vitet e ardhshme. Të dhënat aktuale, tregojnë se viti 2016 ka filluar më mirë se viti 2015. Rrjedhimisht është e arsyeshme të presim që rritja ekonomike për vitin 2016 të jetë më e lartë. Këtë vlerësim e shohim nga bizneset që i vizitojmë çdo ditë, e shohim nga ekspertët vendor dhe nga organizata ndërkombëtare”.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Tërbohet' At.Madrid, pas Gallagher blen Alvarez për 95 mln €! Williams e lë thatë, Barcelona siguron Dani Olmon

'Tërbohet' At.Madrid, pas Gallagher blen Alvarez për 95 mln €! Williams e lë thatë, Barcelona siguron Dani Olmon