Mustafa: Krenar, radha e FIFA-s 
 Thaçi: Nuk do të na ndalin më

Mustafa: Krenar, radha e FIFA-s <br /> Thaçi: Nuk do të na ndalin më
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka uruar për pranimin e Kosovës në UEFA.
 
Kosova në UEFA! Lajmi më i mirë i mundshëm për tifozët e panumërt në Republikën tonë. Tash e tutje do të luajmë në kampionate ndërkombëtare - disa lojë do t'i fitojmë, disa do t'i humbim, por kurrë më s'do të na ndalin nga fusha e gjelbër. Urime Fadil Vokrrit dhe federatës, urime lojtarëve të kombëtares sonë, urime të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Thaçi.
 
Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ndihet shumë i lumtur dhe krenar që Kosova sapo arriti të anëtarësohet në UEFA.
 
Mustafa, i cili gjendet edhe vetë në Budapest, ka thënë se futbolli kosovar së shpejti do të jetë dhe anëtar i FIFA-s.

Të dashur miq, ndihem shumë i lumtur dhe krenar që shteti ynë sapo arriti edhe një sukses kulminant historik. Futbolli kosovar nga sot është anëtar i familjes evropiane të futbollit, UEFA-s. Shumë shpejt edhe i FIFA-s. Kosova po përjeton një periudhë të sukseseve të jashtëzakonshme. Rezultatet kulminante, produkt i përkushtimit tonë dhe përkrahjes së miqve ndërkombëtar, do të vazhdojnë në ditët në vijim. Të ndihemi krenar me Atdheun tonë!”, është shprehur kryeministri Isa Mustafa.  

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani