PRISHTINË - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të mbledhë sot kabinetin e tij qeveritar. Kjo mbledhje zhvillohet një ditë pas protestës, që u organizua nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera opozitare, protestë kjo që la të lënduar dhjetëra protestues dhe pjesëtarë të policisë së Kosovës.
Po ashtu gjatë protestës së djeshme u arrestuan rreth 100 persona. Nuk dihet nëse gjatë mbledhjes së sotme të këtij kabineti qeveritar do të diskutohen kërkesat e djeshme të protestës për shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete Aleksandër Jabllanoviç dhe kthimin e ligjit në Kuvend për ndërmarrjen "Trepça".
Mbledhja e qeverisë do të zhvillohet në orën 10:00./ATSH/
/Shqiptarja.com