Mustafa në Samitin e Liderëve kërkon
 përkrahje për projekte zhvillimore

Mustafa në Samitin e Liderëve kërkon<br /> përkrahje për projekte zhvillimore
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po merr pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili po zhvillon punimet në Paris.

Kreu i ekzekutivit kosovar mori pjesë në takimin qendror të Samitit, ku ishin të pranishëm presidenti francez Hollande, kancelarja gjermane Merkel, kancelari austriak Kern, kryeministri italian Renzi, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Mogherini dhe kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë.

Në fjalën e mbajtur, kryeministri Isa Mustafa, ka listuar projektet konkrete zhvillimore për të cilat ka interes të përbashkët në rajon, shprehu përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim me vendet e rajonit si dhe vlerësoi rezultatet që po jep procesi i nisur në Berlin.

Të pranishëm në punimet e samitit janë edhe zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Mustafa foli për proceset eurointegruese të Kosovës, duke përfshirë MSA-në dhe rekomandimin për liberalizim të vizave.

“Besoj thellë se është në interes të BE-së që të hapë më shumë mundësi për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE”, tha kryeministri, transmeton "zeri.info".

Mustafa prezantoi edhe proceset konkrete ku ka nevojë për bashkëpunim më të madh ndërmjet vendeve të rajonit si zhvillimi ekonomik, qarkullimi i lirë dhe energjia.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid