Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar ndryshime në kabinetin qeveritar. Duke folur sot pas një vizite në një fabrikë në Suharekë, kreu i qeverisë ka thënë se kabineti i tij qeveritar do të rifreskohet.
Sipas tij, çdo ministër do të vlerësohet në bazë të performancës dhe në bazë të saj do të bëhen edhe ndryshimet.
“Çështjet e tjera të reformatizimit mbeten çështje vazhduese sepse gjithmonë do të matim performancën e Qeverisë dhe karshi performancës do të bëjmë ndryshime”, u shpreh Mustafa.
Gjatë vizitës në këtë fabrikë, kryeministri Isa Mustafa ka vlerësuar si sukses të madh eksportin e kompanive vendore.
Redaksia online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com