Mustafa: Problemin në veri do ta
zgjedhim me programe ekonomike

Mustafa: Problemin në veri do ta<br />zgjedhim me programe ekonomike
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, gjatë një takimi që zhvilloi të enjten me gazetarë, ka thënë se dialogun me Serbinë do ta vendosë në korniza kohore dhe nuk do të tolerojë që ai të mos ketë asnjë kufi, ndërsa integrimin e veriut të Kosovës ka thënë se do ta bëjë nëpërmes programeve ekonomike dhe zhvillimore.
 
“Veriut të vendit do t'i qasemi ashtu që të vazhdojë dialogu dhe se ky dialog të mos jetë i pakufi dhe pa korniza. Në momentin që ne e marrim qeverinë do të kërkojmë që të sqarohen pikat për të cilat do të dialogojmë dhe do të përmbyllen në një periudhë të shpejt kohore, sepse ky proces nuk mund të vazhdojë kështu siç është pa asnjë kornizë. Ne në veri domosdoshmërisht do të krijojmë stabilitet dhe do të ketë qasje të lirë në atë pjesë”, ka thënë kreu i LDK-së.

Mustafa ka shtuar se integrimin në pjesën veriore do ta bëjmë përmes programeve ekonomike, përmes zhvillimit ekonomik, në mënyrë që sigurojmë një zhvillim të barabartë ekonomik në të gjitha pjesët e Kosovës, “sepse unë nuk pranoj nocionin veri dhe jug, për mua Kosova është një dhe e tërë”.

“Ne do të sigurojmë që institucionet e Republikës së Kosovës, gjyqësia, prokuroria, policia dhe institucionet tjera civile të kenë qasje të drejtpërdrejtë në këtë pjesë të vendit. Unë nuk garantojë që kjo do të bëhet për një vit ose dy vite, por do të jemi të përkushtuar, që gjatë mandatit tonë të krijojmë një qasje të lirë në atë pjesë të Kosovës dhe projekte zhvillimore”, ka thënë kryetari i LDK-së./Kosovapress/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike