Mustafa-Rama:Në mbledhjen e
23 marsit firmosim marrëveshjet

Mustafa-Rama:Në mbledhjen e<br />23 marsit firmosim marrëveshjet
TIRANE - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka nisur vizitën e parë zyrtare në Tiranë nga momenti që ka marrë drejtimin e qeverisë së Kosovës. Takimin e parë Mustafa është duke e zhvilluar me kryeministrin Rama. Pas takimit kokë më kokë, kryeministri Rama theksoi partneritetin mes dy shteteve si instrument themeltar që do të përcaktojë peshën e faktorit shqiptar në rajon.

Mbledhja e ardhshme mes dy qeverive që do të zhvillohet më 23 mars në Tiranë ka qenë edhe kryefjala e takimit mes dy kryeministrave shqiptarë. Rama thekson se në këtë mbledhje do të firmosen një sërë marrëveshjesh të rëndësishme, ku si vlersuar se  "Ambicia është që kufiri të mos jetë më një pikë doganore ndërkombëtare."

Ndërkohë që kryeministri i Kosovës, duke folur rreth bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve ka përmendur disa fusha si shkëmbim i mallrave, por edhe në sferën e prodhimit. "Kemi disa orientime në infrastrukturë, në hekurudhë, një pako turistike që do ta këmbejmë me Shqipërinë."-tha Mustafa,

Ai ka theksuar se është koha që të lirohemi nga importet që i po i bëjmë nga vendet e tjera dhe të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik dhe ai në fushën e energjetikës. 

Gjatë vizitës në Tiranë, kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Hashim Thaçi dhe Kujtim Shala, do të zhvillojë takime me liderët kryesorë institucional dhe politik të Shqipërisë.

Kryeministri Mustafa, përveç takimit me homologun Rama, do të pritet edhe nga presidenti Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Gjatë vizitës, kryeministri Isa Mustafa po ashtu do të zhvillojë takime edhe me personalitete tjera të shquara të jetës politike e akademike në Republikën e Shqipërisë.

Rama: Ne nuk e kemi shqetësimin çfarë presim nga qeveritë përkatëse por çfarë presin njerëzit nga secila qeveri për funksion të këtij bashkëpunimi. Kemi hedhur hapa të rëndësishëm të bashkërendimit të forcave në një sërë drejtimesh, kulturë, arsim, infrastrukturë, sigurisht në bashkëpunim ekonomik por edhe për çështje që lidhen me energjinë. Nuk dua të ezauroj listën e punëve të bëra, por besoj se mbledhja e përbashkët e 2 qeverive në 23 mars do jetë momenti ku t’i japim një raport të hollësishëm publikut lidhur me sa kemi bërë, do firmosim bashkarish një sërë aktesh të tjera që na imponojnë bashkërendimin e forcave për një sërë çështjesh të tjera.



Ora 09:45 Rama: Ambicia është të mos ketë më një pikë doganore 
Lidhur me takimin e 23 marsit, kryeministri Rama theksoj se do firmosin bashkarisht një sërë aktesh, por ambicia sipas tij është që kufiri të mos jetë më një pikë doganore ndërkombëtare.

“Na takon të lehtësojmë deri në fund rrugët e sipërmarrjes këtej dhe andej kufirit ambicia është që kufiri të mos jetë më një pikë doganore ndërkombëtare, por të jetë një pikë kalimi ku të gjitha autorizimet e licencat që kërkohen në këtë pikë kalimi të jenë të njehsuara pra nëse një sipërmarrje shkon drejt anës tjetër dhe disponon të gjitha dokumentet e autoriteteve përkatëse në anën nga niset në anën tjetër mos t’i kërkohen më.” –theksoi Rama i cili shtoi se në mbledhjen e përbashkët do të hiqen një sërë rregullimesh që e rëndojnë gjithë procesin e ndërveprimit për biznesit dhe bashkëveprimit ekonomik mes të dyja shteteve.

Ne nuk e kemi shqetësimin çfarë presim nga qeveritë përkatëse por çfarë presin njerëzit nga secila qeveri për funksion të këtij bashkëpunimi. Kemi hedhur hapa të rëndësishëm të bashkërendimit të forcave në një sërë drejtimesh, kulturë, arsim, infrastrukturë, sigurisht në bashkëpunim ekonomik, por edhe për çështje që lidhen me energjinë. Nuk dua të ezauroj listën e punëve të bëra, por besoj se mbledhja e përbashkët e 2 qeverive në 23 mars do jetë momenti ku t’i japim një raport të hollësishëm publikut lidhur me sa kemi bërë, do firmosim bashkarisht një sërë aktesh të tjera që na imponojnë bashkërendimin e forcave për një sërë çështjesh të tjera. Na takon të lehtësojmë deri në fund rrugët e sipërmarrjes këtej dhe andej kufirit ambicia është që kufiri të mos jetë më një pikë doganore ndërkombëtare, por të jetë një pikë kalimi ku të gjitha autorizimet e licencat që kërkohen në këtë pikë kalimi të jenë të njehsuara pra nëse një sipërmarrje shkon drejt anës tjetër dhe disponon të gjitha dokumentet e autoriteteve përkatëse në anën nga niset në anën tjetër mos t’i kërkohen më, por të jenë të njohura si praktikë juridike me dokumentet e anës tjetër. Për biznesin nga dy ditë, nganjëherë dhe më shumë momenti i kalimit të kufirit të jetë vetëm 5 minuta. Në mbledhjen e përbashkët do heqim një sërë rregullimesh që e rëndojnë gjithë procesin e ndërveprimit për biznesit dhe bashkëveprimit ekonomik mes të dyja shteteve.”- tha Rama.

rama mustafa

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë