Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është takuar sot në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë / zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.
Sipas një njoftimi për medie, bëhet e ditur se ai e njoftoi atë për progresin e gjithanshëm në Kosovë. Kryeministri Mustafa theksoi përmbushjen nga ana e Kosovës të rekomandimeve dhe kritereve për liberalizimin e vizave, duke shprehur besimin se BE së shpejti do të marrë vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet në Kosovë. Përfaqësuesja e Lartë, Mogherini, tha se shpreson që dialogu i gjithëpërfshirës politik do të ndihmojë në tejkalimin e ngërçit në Kuvendin e Kosovës në periudhën e ardhshme.
Kryeministri Mustafa dhe znj. Mogherini vlerësuan progresin e vitit të kaluar në marrëdhëniet në mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës, duke pasur parasysh që Marrëveshja për Stabilizim Asociim do të hyjë në fuqi nga 1 prilli.
Znj. Mogherini theksoi rëndësinë e kësaj marrëdhënie të parë kontraktuale në mes të BE-së dhe Kosovës, dhe ripërsëriti përkushtimin e saj për të punuar me kryeministrin Mustafa dhe autoritetet në Kosovë për të promovuar progresin e mëtutjeshëm në agjendën BE-Kosovë.
Ajo konfirmoi gatishmërinë e BE-së për të ecur përpara me liberalizimin e vizave për Kosovën, pas përmbushjes së kushteve.
Redaksia online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com