/ATSH/.- Kryeministri Isa Mustafa priti sot në një takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi O'Connell.
Duke i uruar mirëseardhjen dhe sukses gjatë misionit të tij në Kosovë, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar dhe populli i saj kanë dhënë për Kosovën, në të gjitha periudhat.
Mustafa e njohu ambasadorin O'Connell me progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Republikën e Kosovës, duke theksuar prioritetet e qeverisë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit, agjendën evropiane si dhe reformat thelbësore në arsim dhe në shëndetësi.
Mustafa po ashtu shprehu përkushtimin e qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në të ardhmen.
Ambasadori O'Connell shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen e Kosovës në të gjitha proceset, duke theksuar edhe angazhimin e tij për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve./KosovaPress/k.s/
/Shqiptarja.com