PRISHTINË - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, theksoi sot në mbledhjen e qeverisë se Trepça nuk mbrohet nga ata që e shkatërrojnë Prishtinën dhe kanë marrë votën për ta ndërtuar atë.
Duke shprehur keqardhjen për dhunën e djeshme të shkaktuar nga protestuesit, Mustafa tha se "qytetarët po keqpërdoren nga partitë politike për të ardhur në pushtet me forcë dhe për të shkaktuar trazira në Kosovë", nënvizoi Mustafa./ATSH/