PRISHTINË, 24 Qershor /ATSH-B. Jashari/.- Kryetari i partisë më të madhe opozitare të Kosovsë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, uron Shqipërinë pas lajmit të shumë mirëpritur se ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Europian kanë vendosur unanimisht t'i japin Shqipërisë statusin kandidat të BE-së.
"Urime popullit, qeverisë dhe politikës shqiptare për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE", shprehet lideri i LDK-së.
"Ky është një hap i madh dhe tepër i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën", thekson Mustafa./k.s/