Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa e ka konsideruar si shumë të rëndësishëm rolin e USAID në Kosovë.
Gjatë një takimi me ndihmës administratorin e USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Thomas Melia dhe ambasadorin e SHBA-ve Greg Delawie dhe drejtori i Misionit të USAID-t në Kosovë, James Hope Mustafa theksoi progresin e arritur në Kosovë, me përkrahje të fuqishme të USAID-it në zhvillimin ekonomik, ndërtimin e institucioneve demokratike, sundimin e rendit dhe ligjit dhe fusha të tjera.
Ndihmës administratori i USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Thomas Melia, vlerësoi arritjet në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e USAID-it për vazhdimin e përkrahjes dhe avancimin e progresit.
Redaksia ONline
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com