Mustafa: Vrasin njerëz e presin koka
duke përmendur Allahun, e padrejtë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në "Facebook" ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me fenomenet që po e degradojnë shoqërinë kosovare, duke filluar nga korrupsioni, fundosjen e arsimit dhe mbjelljes së urrejtjes fetare dhe gjinore.
PRISHTINE- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në "Facebook" ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me fenomenet që po e degradojnë shoqërinë kosovare, duke filluar nga korrupsioni, fundosjen e arsimit dhe mbjelljes së urrejtjes fetare dhe gjinore.
“Feja ka marrë përmasa të manifestimit me uniforma dhe mjekra që më së paku u përngjajnë qytetarëve tanë e me individë që në vend të misionit të besimit në zot e dashurisë për njerëzimin, mbjellin urrejtje fetare e gjinore, vrasin njerëz e presin koka duke u thirr në Allahun”, ka shkruar Mustafa.
Lexojeni të plotë postimin e Isa Mustafës në Facebook:“Të dashur miq,
Vitet e kaluara, popullata e Kosovës cilësohej më optimistja. Optimizmi është veti e mirë, sepse njerëzit mendojnë pozitivisht dhe shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Njeriu nganjëherë bën luftë me vetveten, se a duhet të kritikohen aq shumë e aq rënd institucionet në Kosovë, të cilat lindën nga flijimi i shumë njerëzve, familjeve e gjeneratave.
Thjesht mund të vërehet se tranzicioni në të cilin po kalojmë, na ka gjetur të papërgatitur: njerëzit i bëri të etur të fitojnë shpejtë e të korruptohen, shkollat i përplasi me ide dhe eksperimente të atyre që nuk vlenin as për pesë pare në vendin e tyre, por erdhën “të reformojnë” e ta fundosin arsimin tonë bashkë me njerëz me diploma “fast food”, siç thotë një profesor dhe mik i imi; feja ka marrë përmasa të manifestimit me uniforma dhe mjekra që më së paku u përngjajnë qytetarëve tanë e me individë që në vend të misionit të besimit në zot e dashurisë për njerëzimin, mbjellin urrejtje fetare e gjinore, vrasin njerëz e presin koka duke u thirr në Allahun.
Ne kemi nevojë ti ndalim këto dukuri, kemi nevojë që shtetin tonë ta kthejmë dhe ta zhvillojmë në binarë normal. Nuk mjafton vetëm të distancohemi ndaj njerëzve dhe veprave të llahtarshme të tyre, ndaj atyre që po e plaçkitin çdo ditë këtë vend e ndaj atyre që duhet të përgjigjen për vrasje e ekzekutime. Në duhet të tregojmë guxim dhe gatishmëri për të zbatuar drejtësinë. Ne, institucionet dhe qytetarët e këtij vendi. Të tjerët mund të na ndihmojnë, por nuk mund t’i bëjnë punët tona", (siç), ka shkruar Mustafa në Facebook.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
43%
-
Më keq
38.3%
-
Njësoj
18.8%
Vota total: 128
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Me njerkën e tyre', Rudina Dembacaj publikon foto me tre fëmijët e bashkëshortit të saj, Mark Frroku
2 Gusht, 22:09
-
SHBA/ Trump: Shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë ishte një fitore e Vladimir Putin
2 Gusht, 22:08
-
Sondazhet në Shqiptarja.com/ Ndryshimet në qeveri dhe Spiropali në krye të Kuvendit, ja cili ishte mendimi i qytetarëve
2 Gusht, 21:44
-
Itali/ Qëlloi me thikë bashkëatdhetarin pas një debati, arrestohet 44-vjeçari shqiptar
2 Gusht, 21:41
-
Kërcënohet me vdekje drejtori artistik i ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike 2024
2 Gusht, 21:17
-
SHBA/ Zyrtarisht kandidate, Kamala Harris merr votat e nevojshme të demokratëve për të qenë përballë Trump në zgjedhjet presidenciale
2 Gusht, 21:15
-
Francë/ Kishte shkuar si turist në Francë, shqiptari kapet duke shitur kokainë! Dënohet me 8 muaj burg
2 Gusht, 21:00
-
Barcelona planifikon të ndalojë dhënien me qira të apartamenteve për turistët
2 Gusht, 20:51
-
I binte borisë pa pushim, kreu i Rrugores e qëllon me shpullë të riun në Thumanë
2 Gusht, 20:16
-
Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital
2 Gusht, 20:04
-
Spahiu: Ja pse Tavo do fitojë me 200 vota diferencë Himarën, kundër aleancës PD + Athinë
2 Gusht, 19:58
-
Spahiu: Pakti PS-PD për 'listat e mbyllura', qëllimisht në sezon pushimesh, që të harrohet
2 Gusht, 19:51