Mustafa: VV t’i lexojë rezultatet e zgjedhjeve, jemi gati barabartësisht

Mustafa: VV t’i lexojë rezultatet e zgjedhjeve, jemi gati barabartësisht

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se janë duke punuar që të arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai, në festimet e 30 vjetorit të themelimit të LDK-së, ka theksuar se dëshirojnë ta respektojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e fundit.

“Ndarja e përgjegjësive kemi vlerësuar se duhet të jetë në harmoni me besimin qytetar që kemi marrë në këto zgjedhje. Në përpjekjet tona për bashkëqeverisje jemi të vetëdijshëm për dallimet ideologjike, kulturën politike dhe të kaluarën. Por duke vlerësuar vullnetin qytetarë po bëjmë përpjekje që të gjejmë rrugën për zgjidhje”.

“Qasja jonë së bashku me VV është që të ndajmë përgjegjësitë në harmoni me votën, të trajtojmë të gjitha pozitat dhe të sigurojmë balancë të pushteteve që t’i sigurojmë demokraci”, ka thënë Mustafa.

“Duam një marrëveshje meritore për qeverisjen e ardhme. LDK ka lexuar rezultatet e 6 tetorit dhe po sillet me përgjegjësi. Edhe LVV duhet t’i lexojë qartë dhe të pranojë se jemi subjekte që gati barabartësisht kemi dalë në zgjedhjet e 6 tetorit, me diferencë të një deputeti, për çka jemi pajtuar që pozita e Kryeministrit t’i takojë partnerit tonë”.

Ai ka thënë se janë të interesuar që të japin kontributin e tyre për ta mbajtur Kosovën si aleat besnik të BE-së dhe NATO-s dhe përforcimin e partneriteti me SHBA-në.

“Këtë e kemi amanet nga Ibrahim Rugova”.

LDK dhe LVV prej disa javësh po vazhdojnë bisedimet për arritjen e një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re të Kosovës, por mes dy partive nuk ka dakordësi për postine  Presidentit të Republikës, post të cilin LDK e synon për vete.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit