Mustafaj: Berisha e ka humbur
me tepri lidhjen me realitetin

Mustafaj: Berisha e ka humbur<br />me tepri lidhjen me realitetin
Në konferencën për shtyp të mbajtur dje nga Kryeministri Berisha, u pyet nga gazetarja dhe njëherësh drejtoresha e gazetës Shqiptarja.com Anila Basha, se a është shkëputur nga realiteti sikundër pohon në një artikull  Besnik Mustafaj pak ditë më parë. Kryeministri Berisha u shpreh se Mustafaj jeton në një realitet tjetër, atë të shkrimtarit.

A. Basha: Ju thoni që zoti Rama është larguar me tepri nga realiteti, ndërkohe që Besnik Mustafaj thotë për ju se ju jeni shkëputur me tepri nga realiteti. Cila është e vërteta?

Berisha: Nuk ke bërë zgjedhjen e duhur, ke bërë zgjedhjen e gabuar, sepse shkrimtari Besnik Mustafaj, po ta kesh ndjekur, nuk ka mohuar kurrë që është shkrimtar pra shkrimtarët kanë realitetin e tyre dhe prandaj janë shkrimtarë se përndryshe do ishin si ne të tjerët, jo ata e kanë. Ndaj dhe nuk mora argumentin, por ai nuk foli për orientimin tim politik. Ai kapi realitetin, shkrimtari për të qenë shkrimtarë ka përceptimin e tij. Kaq e ka frymzimin po ja hoqe ai iku dhe u bë si të tjerët.

Menjëherë pas deklaratës së Berishës, Besnik Mustafaj ka reaguar në rrejtin social Facebook, duke e përforcuar ende më tepër besimin e tij se Berisha është totalisht i shkëputur nga realiteti.

“Para disa ditësh kam dhënë një intervistë për revistën Java. E kam postuar më pas edhe në këtë faqe për dashamirët e mi. Ndër të tjera, siç edhe mund ta shihni po të keni dëshirë ta lexoni, unë shprehem se Berisha e ka humbur me tepri lidhjen me realitetin. Dje, gjatë konferencës së vet për shtyp ju përgjigj kritikes time duke thënë se në të vërtetë isha unë që jetoja në një realitet tjetër e që është realiteti i shkrimtarit” shkruan Mustafaj në Facebook. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë