TIRANË - Besnik Mustafaj iu drejtohet demokratëve në faqen e tij në Facebook mbi "humbjen". "Ju drejtohem të gjithë demokratëve e në mënyrë të posaçme asaj bërthamës së mrekullueshme, që dikur quheshin me krenari "qëndrestarë".

Mustafaj shprehet se "e sotmja sigurisht që nuk është një ditë e gëzueshme për ne; më kryesorja dhe e domosdoshme është, që asnjë prej jush të mos ndjehet i thyer".

Mustafaj u ka bërë thirrje, që ata të mbledhin forcat, krenarë që janë demokratë dhe të bëjnë një analizë thellësisht të sinqertë me veten dhe njëri-tjetrin të arsyeve pse kjo humbje dhe sidomos pse në këto përmasa. "Nëse demokratët e vërtetë zhyten në dëshpërim, dëmin e madh e ka Shqipëria jonë e shtrenjtë", përfundon mesazhin Besnik Mustafaj në faqen e tij në Facebook.


Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)