TIRANE - Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka reaguar ndaj komenteve ne rrjetin social “Facebook”, në lidhje me kontributin e tij në Partinë Demokratike. Mustafaj risjell në kujtesë memorandimin në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar që prej vitit 2009, i cili shënonte dhe mbledhjen e forumit më të lartë drejtues të partisë.
“Unë fola dhe shpëtova shpirtin tim, sic thuhet në Bibël. Por, nuk pati veshë për të më dëgjuar”,shkruan Mustafaj. Ai thekson se me postimin e fjalës së tij në atë mbledhje ndoshta ndihmon kandidatët për kryetar në hartimin e platformave të tyre zgjedhore.
Një prej ish-zyrtarëve më të lartë të PD-së, shprehet se prej vitesh ka folur për reformimin e PD-së. Këtë, ai ka risjellë për vëmendje një memorandum të shkruar prej tij para dy vitesh.
“Të dashur miq demokratë! Midis qindra e qindra komenteve që bëni sa herë nis një postim në FB, janë edhe disa që më pyesin, herë me sinqeritet e herë me shejtanllek, se çfarë kam bërë më parë për ta ndihmuar Partinë Demokratike të mos bjerë në gabime. Përftoj nga rasti të risjell në vëmendjen tuaj memorandumin që paraqita në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar qysh nga viti 2009.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com