TIRANË - Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka reaguar sërish ndaj kandidaturës së Aleksandër Biberaj për kreun e PD. Pas postimit dje të një mesazhi - ku Mustafaj shprehej se e maste qëndrimin e ish-kryetarit të PD, Sali Berisha ndaj kandidaturës së mundshme të Aleksandër Biberaj si shenjë të garës në PD - sot ai u është përgjigjur komentuesve mbi shqetësimin se Biberaj nuk është anëtar i PD. Dihet që Biberaj ishte anëtar i kryesisë së FRD. Mustafaj ka kujtuar rikthimin e të tjerë demokratëve të larguar si Genc Ruli, Gramoz Pashko apo Preç Zogaj. "Për asnjërin prej tyre nuk u kërkua formalizimi i ripranimit", theksoi Mustafaj.
MESAZHI I PLOTË I BESNIK MUSTAFAJ:
Dje shpreha posaçërisht për demokratët kënaqësinë time për përfshirjen e mundshme të Aleksandër Biberajt në garën për kryetar të PD. Shoh se ka më shumë se 135 komente. I lexova të gjitha me vëmendje.
Dua të ndalem me këtë rast vetem tek një shqëtesim i ngritur nga disa prej miqve të mi e që unë besoj se është i sinqertë: është apo jo Biberaj anëtar i PD? Në gjysmën e dytë të 2003, pasi kishim analizuar shkaqet e humbjes tonë në zgjedhjet e vitit 2001, ne arritëm në përfundimin se Partia duhej hapur ndaj vlerave.
Dhe kjo hapje duhet të shënohej më së pari ndaj figurave të saj historike, të cilat tashmë gjendeshin në parti të tjera. Nisëm kështu zbatimin e idesë së Fillimit të ri. U kthyen njëri pas tjetrit brenda pak muajve Genc Ruli, Gramoz Pashko, Arben Imami, Preç Zogaj e plot të tjerë.
Për asnjërin prej tyre nuk u kërkua formalizimi i ripranimit. U quajt e mirëqenë anëtarësia e tyre e hershme në PD. Ky fakt u zyrtarizua me ndryshimet në statutin e partisë, ku u hoq përjashtimi nga PD. Kjo përvojë është e mjaftueshme edhe për Biberajn në këtë rast apo këdo tjetër, që do të afrohet.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com