TIRANE- Korrupsionin policor dhe forcimi i integritetit të Policisë së Shtetit ka qenë tema e një konference të mbajtur sot në kryeqytet. Për vite me radhë në Policinë e Shtetit ishte krijuar klima e pandëshkueshmërisë, duke ulur besim e publikut ndaj këtij institucioni.
Për herë të parë në vendin tonë është prezantuar një studim me temë “Forcimi i Integritetit të Policisë së Shtetit”, i cili ka të bëjë mbi korrupsionin policor dhe specifikat që e karakterizojnë atë.
Zv.ministri i Brendshëm, Ilir Mustafaraj, theksoi se, nga marrja e pushtetit në gusht 2013 e deri në dhjetor 2014 është luftuar klima e pandëshkueshmërisë së korrupsionit, ku ndër të tjera ishin abuzuar rreth 29 milionë dollarë dhe përgjegjësit janë dërguar në Gjykatë.
Kjo konferencë u mbajt nën kujdesin e ambasadës holandeze në Tiranë, Ministrinë e Brendshme dhe me partnerë të ndryshëm ndërkombëtarë.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO