/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia Shqiptare është gjithnjë e më shumë pranë qytetarit dhe kjo edhe falë programit suedez për policimin në komunitetit.
Kështu është shprehur të martën, Zv/Ministri i Punëve të Brendshme, Ilirian Mustafaraj gjatë konferencës me temë "Performanca e Policisë në nevojat në komunitet që u zhvilluar në Tiranë.
Mustafaraj u shpreh se Policia Shqiptare ka rritur forcën goditëse të saj. "Policia i ka shpallur luftë pa kompromise krimit të organizuar, korrupsionit, trafikimeve të ndryshme, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe krimeve ndaj mjedisit", nënvizoi Mustafaraj.
Sipas tij, rritja e forcës goditëse është përkthyer me rritje të kërkesës së publikut ndaj bluve. "Kjo performancë e policisë, ka rritur nga krahu tjetër pritshmëritë e publikut ndaj Policisë dhe prandaj ne përmes programit Policimi në Komunitet po kërkojmë të jemi sa më pranë publikut, për të qenë parandalues të krimit dhe jo ndërhyrës në momentet që ai kryhet", vijoi numri dy i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Mustafaraj vijoi duke thënë se programi suedez i policimit në Komunitet është kthyer në një strategji tashmë të punës së Policisë së Shtetit.
"Ekspertët Suedez këto vite bashkëpunimi, kanë ndihmuar në përpilimin e një strategjia duke u bazuar në komunitet. Strategjia ka në thelb të saj rikoncpetimin e organizimit të Policisë së Shtetit, duke krijuar dhe një grup të caktuar punonjësish që i dedikohen policimit në komunitet, duke ndryshuar kështu qasjen tonë ndaj komunitetit", tha ai.
Mustafaraj bëri të ditur se gjatë këtyre viteve në çdo zonë janë bërë intervista dhe pyetësor të shumtë tek banorët e zonave të ndryshme për të marrë një përgjigje të rëndësishme për problematikat e qytetarëve. "Përmes këtij informacioni kemi krijuar një panoramë të qartë mbi nevojat e zonave të ndryshme dhe në bazë të këtyre nevojave po përpilohet dhe një strategji afatmesme e punë së Policisë së Shtetit", vijoi Zv/Ministri i Punëve të Brendshme.
Altin Qato, Zv/Drejtor i Policisë së Shtetit në fjalën e tij garantoi se institucioni që ai drejton është i angazhuar totalisht për të qenë pranë qytetarëve.
Sipas tij, fryma e policimit në komunitet është ajo e bashkëpunimit dhe krijimit të një trupe policore sipas kërkesave të komuniteti.
"Policia është një institucion që i vjen në ndihmë qytetarëve dhe prandaj dhe puna e saj duhet të frymëzohet nga nevoja e komunitetit dhe ky program na ka ofruar eksperjencën më të mirë në këtë drejtim, duke krijuar një polici edhe më shumë parandaluese se më parë", përfundoi ai.
Lisa Frederikson, Shefe e Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën e Suedisë në Tiranë theksoi se përmes këtij programi po synohet forcimi i Policisë së Shtetit në kuadër të parandalimit të krimit. "Një polici e mirë është ajo e parandaluese dhe jo ajo që ndërhyn pasi ka ndodhur krimi. Policia duhet të jetë në terren dhe të japë kontributin e saj përkrah qytetarit e jo nga zyrat. Policia shqiptare ka bërë hapa përpara në këtë drejtim, kjo edhe në saj të programit Suedez të Policimit në Komunitet. Por, kjo s'do të thotë se duhet të jemi të kënaqur, sfida kemi fituar dhe sfida kemi ende për t'u përballur", vijoi ajo.
Bengt Svenson, Ish-Drejtori i Policisë së Përgjithshme Suedeze dhe Maria Bredberg Pettersson, ish-zëvendës Komisionere pranë bordit drejtues të Policisë së Suedisë dhanë eksperiencën e tyre në në drejtim të policisë së vendit skandinav, lidhur me policimin në komunitet. Svenson në fjalën e tij bëri të ditur se në 30 vite eksperiencë pune ishte përballur me shumë problematika, por sipas tij, e rëndësishme ishte fakti se gjithnjë punën e tij e kishte bazuar tek komuniteti dhe kjo është sfida më e madhe. Në të njëjtat linja u shpreh edhe Petterson, e cila rrëfeu eksperjncën e saj gjatë konferencës në fjalë.
Kjo konferencë tashmë është kthyer në një traditë të punës së Policisë së Shtetit, e cila së bashku me homologët Suedez bëjnë një rezyme të punës së tyre. Gjatë konferencës ndër të tjera, u ofruan për drejtues të Policisë Shqiptare modelet të policimit në komunitet në vendin skandinav, si modele të cilat mund të ndihmojnë punonjësit shqiptarë të Policisë së Shtetit në qasjen e tyre me publikun gjatë punës së përditshme.
/Shqiptarja.com