Mustafi i gëzohet momentit: Ja
pse festova si shqiponjë në Spanjë

Mustafi i gëzohet momentit: Ja<br />pse festova si shqiponjë në Spanjë
Është moment i tij. Shkodran Mustafi ka shënuar dje dygolëshin e parë në karrierë dhe ka festuar si shqiponjë. Futbollisti me origjinë shqiptare ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij Valencia ndaj Villareal 3-1.Kjo ka bërë që Mustafi jo vetëm të jetë në formacionin më të mirë të javës në La Liga port ë marrë edhe komplimentet e medias spanjolle. “Marca” për shqiptaro-gjermanin shkruan: Jo vetëm mbrojti, por edhe shënoi dukej si “Torpedo” Muller.

Vetë Mustafi ka folur për madrilenen tjetër “As” duke shpjeguar edhe pse festoi si shqiponjë. “Gjesti që kam bërë gjatë festimit të golave simbolizon flamurin shqiptar. Unë atje kam familjen dhe më thanë që të kujtohesha për ta.Unë më pas u mendova dhe improviza ate festim”.

Mustafi absolutisht që është i gëzuar dyfish kur shënon por tregohet edhe modest kur thotë: Jam i lumtur që kam shënuar dy gola por më e rëndësishmja është që fituam.Unë normalisht preferoj të shënoj gola por më parë duhet të përmbushen objektivat e skuadrës për të fituar. Unë erdha tek Valencia pasi e dija që ishte një klub i strukturuar mjaft mirë, një ekip i ri dhe ka një trajner me ide të qarta. Në Gjermani ,Valencia shihet si ekipi I tretë në Spanjë pas Realit dhe Barcelonës” përfundon Shkodran Mustafi.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë