Muxhahedinët në Tiranë, pritet
të vijnë 190 të tjerë

Muxhahedinët në Tiranë, pritet<br />të vijnë 190 të tjerë
TIRANE- Kanë mbërritur 60 nga 250 muxhahedinët që pritet të vijnë në Shqipëri nga kampi Ashraf i Irakut. Në ditën ndërkombëtare të refugjatëve qëndra e azil kërkuesve në Shqipëri ka organizuar një ceremoni për të kujtuar këtë ditë.

Dita ndërkombëtare e refugjatëve është festuar dhe në vendin tonë, ku për herë të parë që nga mbërritja e muxhahedinëve qëndra e azil kërkuesve ka hapur dyert për mediat, por duke mos lejuar asnjë komunikim me refugjatët.

Muxhahedinët janë pjesëtarë të një ish-organizate që ka qenë në listën e organizatave terroriste të DASH-it dhe më pas u hoq. Aktualisht në Shqipëri janë 60 muxhahedinë të ardhur nga kampi ashfra ndërsa pritet mbërritja dhe e 190 pjestarëve të tjerë për të plotësuar numrin prej 250 anëtarësh që qeveria shqiptare ka rënë dakort me qeverinë amerikane.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Një anëtar i bordit Kryesues të Parlamentit iranian, Baqer Hosseini Seyed (foto), paralajmëron Tiranën në lidhje me pasojat negative, që mund të vijnë nga prezenca e anëtarëve të organizatës Mojahedin-e-Khalq(MKO). Paralajmërimi vjen pak ditë, pasi në Shqipëri mbërritën 14 muxhahedinët e parë.

“Qeveria e Shqipërisë duhet të shmangë përsëritjen e të njëjtit gabim që edhe vendet e tjera kanë bërë duke mikëpritur anëtarët e MKO sepse këta njerëz janë të rrezikshme si për sigurinë kombëtare të atij vendi por dhe për të gjithë rajonin, ka paralajmëruar Hosseini, citon agjencia e lajmeve iraniane “Fars News”. - See more at: http://www.shqiptarja.com/politike/2732/deputeti-iranian-tirana-te-beje---kujdes-me-muxhahedinet-157648.html#sthash.dnwlP74Y.dpuf
 
Mbërrin në Tiranë dhe grupi i dytë i muxhahedinëve prej 30 personash nga kampi Ashraf i Irakut.  Ministria e Brendshme informon se ata kanë mbërritur në orën 24:00 të 31 majit në Rinas.

Mbërritja e tyre në vijim  të  zbatimit të marrëveshjes për strehimin në Shqipëri të 210 muxhahedinëve, e cila është një përgjigje e qeverisë shqiptare ndaj kërkesës së qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Qeveria shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Brendshme ka marrë të gjitha masat për akomodimin dhe qëndrimin e sigurt të këtyre personave në  Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve në Shqipëri. “- informon ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë, zyra e shtypit informon se grupi i parë i ardhur me datë 6 Maj po përshtatet dhe kanë filluar tashmë kurset për mësimin e gjuhës shqipe. Ardhja e grupit të dytë konfirmon zbatimin e këtij programi për strehimin e këtyre personave, të cilët gëzojnë statusin e refugjatit. Ata vijnë në Shqipëri nëpërmjet UNHCR, në përgjigje të kërkesës së qeverisë së SHBA, e cila ka në mbikëqyrje kampin Ashraf në Irak.

Në bazë të marrëveshjes së arritur, do të vijojë mbërritja e refugjatëve të tjerë në ditët e ardhshme, pjesë e grupit prej 210 personave, që Qeveria Shqiptare ka vendosur t’i pranojë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Qeveria ka marrë përsipër sigurimin e një qëndrimi afatgjatë të tyre në vendin tonë, trajtimin sipas të gjitha standardeve të parashikuara nga e drejta ndërkombëtare dhe konventat e njo - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/ne-tirane-mberrijne-dhe-30-muxhahedine-te-tjere-159969.html#sthash.GAxPwxpx.dpuf

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?

×

Lajmi i fundit

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni