Muzeu arkeologjik i Amantias
kthehet në kasolle për bagëtitë 

Muzeu arkeologjik i Amantias<br />kthehet në kasolle për bagëtitë 
Muzeu Arkeologjik i Amantias është kthyer në kasolle për bagëtitë. Prej kohësh banorët e zonës i përdorin këto ambiente për mbarështimin e bagëtive dhe vazhdimisht kanë shfaqur rezistencë ndaj urdhrit për t’i liruar ato. Drejtori i Drejtorisë Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë, Agim Haxhiraj ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit për të larguar këto bagëti dhe më pas të fillojë puna për ta rikthyer muzeun arkeologjik në funksion.

muzeu


 "Kjo godina që shikoni pas ka qenë Muzeu Arkeologjik i Amantias i cili është braktisur në vitin 1997 dhe është vjedhur dhe sot ka pretendentë pronarë të cilët pretendojnë që e kanë pronë të tyre. Kjo pjesë duhet të kthehet në identitet. Ju shikoni këtu stane nga të katërt anët, si mund të vijë turisti këtu. Megjithëse shteti ka investuar rreth 100 mijë dollarë për rrugën për të ardhur në pjesën e kalasë ne shikojmë që këtë është uzurpuar nga stanet."-tha Drejtori i Drejtorisë Rajonale e Kulturës Kombëtare-Vlorë, Agim Haxhiraj 
 

Prej vitesh Muzeu Arkeologjik i Amantias është lënë në mëshirë të fatit. Fillimisht ai u vodh e demtua gjatë trazirave të vitit 1997. Pas afro 20 vitesh synohet që ky muze dhe disa prej objekteve te gjetura ne Parkun Kombëtar Arkeologjik te Amantias te kthehen në funksion të vizitorëve. Por kthimi i kësaj zone në axhendën e turistëve do të kërkonte më parë që nga ana e shtetit të merreshin masa për 4 familjet që po e përdorin të gjithë zonën e parkut për kullota dhe stalla për bagëtitë.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

23 vite që jetonin në Greqi, çifti u nda për 5 vite, Enkelejda i dha një mundësi tjetër për hatër të fëmijëve

23 vite që jetonin në Greqi, çifti u nda për 5 vite, Enkelejda i dha një mundësi tjetër për hatër të fëmijëve