/ ATSH/ - Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Melsi Labi ka pritur së fundmi në një vizitë zyrtare Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Jiang Yu.
MHK bën me dije se ky takim ishte një mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime lidhur me forcimin e marrëdhënies ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar dhe Ambasadës Popullore të Kinës në fushën e artit, kulturës dhe historisë.
Kjo është vizita e dytë në muze, që Ambasadorja Yu realizoi në një hark kohor të shkurtër. Gjatë takimit, Melsi Labi u shpreh se Kina dhe Shqipëria përbëjnë dy aspekte përplotësuese të njëra-tjetrës dhe në këtë kontekst, projektet dhe iniciativat e reja që do të vijnë nga ky bashkëpunim do të hapin perspektiva konkrete në fushën e kulturës për të dyja institucionet përfaqësuese.
"Për të arritur realizimin e të gjitha ide-projekteve që ne kemi, sigurisht që na vijnë në ndihmë marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, të cilat dëshmojnë jetëgjatësi dhe një miqësi të bazuar në mirëkuptim", u shpreh përveç të tjerash gjatë takimit drejtori i MHK-së, Melsi Labi.
Ambasadorja Jiang Yu dh Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Melsi Labi gjatë takimit
Sakaq, MHK bën me dije se gjatë takimit u diskutua për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe mes dy institucioneve, të cilat priten të intensifikohen me ritme edhe më të shpejta, për të kontribuar sadopak në njohjen e kulturës dhe traditës kineze nga populli shqiptar.
Duke u nisur nga ky synim i përbashkët, Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri dhe Muzeu Historik Kombëtar së shpejti do të vijnë me një projekt, i cili do të konsistojë në shfaqjen e filmave kinezë, për një periudhë kohore, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.
Ambasadorja Jiang Yu shfaqi dëshirën e saj për të intensifikuar marrëdhëniet dhe për të zgjeruar kontaktet midis Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës dhe Muzeut Historik Kombëtar.
"E kam ndjerë miqësinë për popullin kinez nga populli shqiptar që në fillim të vizitës time në Muzeun Historik Kombëtar, i cili ka qenë dhe institucioni i parë shtetëror që unë kam vizituar dhe për këtë arsye duhet të punojmë edhe më shumë për të theksuar këtë miqësi", tha Ambasadorja Jiang Yu gjatë fjalës së saj./
/Shqiptarja.com