Policia ka marrë në pyetje një grua 28-vjeçare e cila u arrestua pas shkrimit "AE911" në fund të pikturës së Delacroix.
"AE911" është emri i një faqe interneti të quajtur "Arkitektët dhe inxhinierët ku mbështetësit thonë se ata janë duke kërkuar të gjejnë të vërtetën e 11 shtatorit 2001 mbi sulmet vetëvrasëse mbi Kullat Binjake të Nju Jorkut.
"Liria që udhëheq popullin " e Delacroix, pikturuar në vitin 1830, u zgjodh nga muzeu i Louvre-Len në pjesën veriore të Francës si simbolin e saj për hapjen zyrtare dhjetorin e kaluar e cila është dhënë për një periudhë të caktuar nga qendra kryesose e Muzeut të Luvrit në Paris.
Piktura e mirënjohur i referohet ngjarjeve historike të Revolucionit Francez të korrikut të vitit 1789. E gjithë skena paraqet revoltën e popullit të thjeshtë kundër aristokracisë franceze, dominantë të asaj kohe.
Një zyrtar i muzeut tha se dëmi i krijuar ishte sipërfaqësor dhe puna e famshme mund të rikuperohet me lehtësi.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)