Muzeu në SHBA shpërblim për copëzat e meteorit

Një muze në Maine të SHBA-së po ofron 25 mijë dollar për këdo që gjen copëza të një meteori, i cili ndriçoi qiellin javën e kaluar përpara se të rrëzohej diku pranë kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

Qyteti i Calais, që ndodhet në një zonë pyjore pranë kufirit dhe ka një popullsi prej pak më shumë se 3000 banorë ka tërhequr interesin e “gjuetarëve të meteorëve”.

Topi i zjarrtë u diktua fillimisht nga radarët, por më pas ai u pa edhe me sy të lirë, ndërsa vendasit dëgjuan edhe një zhurmë të fortë. Muzeu tani po kërkon të shtjerë në dorë copëzat e trupit qiellor, ndaj dhe ofron shpërblimin joshës. Ai dëshiron t’ja shtojë këto copëza koleksionit të shkëmbinjve hënor dhe marsian.

Sipas eksperteve, fakti që radari zbuloi rënien konfirmon se copat e meteoritëve mund të gjenden në tokë. Për çdo rast, nuk ka garanci se mund të arrihen te gjenden vërtet pjesë të këtij trupi qiellor mjaftueshëm të mëdha sa për të përmbushur kushtet e muzeut, i cili pretendon se shpërblimi do t`i takojë atij që sjell pjesën e parë të meteorit, e cila të peshojë të paktën 1 kilogram.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja