Muzeu në Gjermani, rekord Guinness për trenin që luan muzikë klasike duke cekur gota uji

Në muzeun Miniatur Wunderland të Hamburgut, i mbyllur gjatë pandemisë, një model treni lëviz përgjatë një piste e cila është e rrethuar me mijëra gota të mbushura me ujë, e duke prekur gotat krijohet një melodi e muzikës klasike.

Ekipi arrit të krijoi melodinë më të gjatë të luajtur ndonjëherë nga një tren model, i përbërë nga 2840 nota, duke shënuar kështu një rekord të ri Guiness.

 “Të gjithë menduan se ishte një ide e çmendur. Tani po thyejmë një rekord. Nuk është e gjitha perfekte, por thjesht përpiquni të luani Verdin në gota vere, ose edhe më tej, Bolero, kur keni vetëm dy oktavë në dispozicion,” – tha themeluesi i projektit, Frederik Braun.

Vendosja e hekurudhës simbolike, e cila kalon peizazhe të ndërlikuara në miniaturë dhe versione të vogla shumëngjyrëshe të qyteteve si Hamburg dhe Las Vegas, paraqiti sfida të rëndësishme.

Krijuesit zgjodhën njëzet melodi klasike nga kompozitorë të tillë si Mozart, Beethoven, Bach dhe Vivaldi. 
ndërkohë që kjo nuk është hera e parë që punonjësit e Miniatur Wunderland Hamburg  bëjnë një provë të tillë, pasi në dhjetor ata përdoren një aeroplan model duke luajtur këngën e Krishtlindjes Jingle Bells, me ujë në shishe.

Kjo nuk është hera e parë që muzeu arriti të thyejë Rekordet Botërore Guinness, pasi më parë ka krijuar modelin më të madh në botë të trenave. 

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali