Thirrja për aplikimet për anëtarë të Këshillit Kombëtar Rinor u hap përgjatë muajit korrik dhe u mbyll më 8 shtator. Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi mirëpriti më 25 shtator 15 nga 42 aplikantët e thirrjes për anëtarë të Këshillit Kombëtar Rinor.
“Teksa po bisedoj me të gjithë ju, mora dhe njëherë konfirmimin që të rinjtë tanë janë energjikë, këmbëngulës, aktivë në fusha të ndryshme të rinisë, por mbi të gjitha shfrytëzojnë çdo mundësi dhe burim për të qenë sa më afër bashkëmoshatarëve të tyre dhe për të përcjellë zërin e nevojat e tyre në institucionet përkatëse", tha ministrja Muzhaqi.
Këshilli Kombëtar Rinor funksionon si një organ këshillimor pranë ministrit përgjegjës për rininë, duke sugjeruar dhe ofruar një panoramë më të gjerë rreth politikave rinore dhe nevojave të të rinjve anë e mbanë vendit. Komisioni i certifikimit ka përfunduar procedurat për vlerësimin e dokumentacionit të secilit prej aplikantëve dhe aplikantët e suksesshëm do të votohen më pas nga organizatat rinore/ dhe ose për të rinjtë për të përzgjedhur 14 përfaqësuesit për mandatin 2 vjeçar të ardhshëm, që do të jenë zëri i të rinjve pranë nivelit qendror të politikëbërjes për dy vitet e ardhshme.
Më shumë informacion për kandidatët në këtë link
Link-u i votimit për anëtarë nga Këshillat Studentorë
Link-u i votimit për anëtarë nga organizatat rinore dhe/ose për të rinjtë.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3086
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministrja Muzhaqi në Tiranë dhe Kamëz: Rinia në qendër të reformave për Ligjin e Rinisë dhe Vullnetarizmit
22 Korrik, 20:36
-
Ministrja Muzhaqi nga Durrësi dhe Librazhdi: Dialog me të rinjtë për përmirësimin e Ligjit të Rinisë dhe Vullnetarizmit
20 Korrik, 18:10
-
Bora Muzhaqi nga Dibra dhe Korça: Vijojmë konsultimet për Ligjin e Rinisë dhe Vullnetarizmit
16 Korrik, 11:17
-
Ministrja Bora Muzhaqi: Hapet Programi Kombëtar i Praktikave të Punës! Mbi 1200 pozicione praktike në administratën publike
9 Korrik, 16:04
-
Rishikimi i ligjit ‘Për Rininë’, ministrja Muzhaqi në Lushnjë e Kuçovë: Reflektojmë sugjerimet e të rinjve
6 Korrik, 13:57
-
Rishikimi i ligjit ‘Për Rininë’, ministrja Bora Muzhaqi nis turin e konsultimeve
3 Korrik, 10:39
-
Nis rishikimi i ligjit ‘Për Rininë’, Bora Muzhaqi: Koha për të reflektuar mbi zhvillimet dhe kërkesat e të rinjve
14 Qershor, 10:45
-
Bora Muzhaqi në Vlorë: Përmbyllëm me sukses vitin e dytë të Programit Ekipet Sportive në Shkolla
2 Qershor, 17:36
-
Bora Muzhaqi në Bruksel: Politikat më të mira hartohen me të rinjtë për të rinjtë
31 Maj, 21:00
-
Java e Europës, Muzhaqi: Të rinjtë shqiptarë janë Europë!
9 Maj, 17:51
-
Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore, gjithë përfshirjen e aksesin në shërbime
4 Maj, 15:09
-
Një fundjavë plot aktivitete për të rinjtë e Sarandës
21 Prill, 17:54