Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi organizoi në Thumanë aktivitete me temën “Sporti për Zhvillim, Thumanë”, me në qendër sportin për një të nesërme më të mirë.
Aktivitetet përfshin nga konferenca sportive me panele diskutime, tek panairi sportiv e më pas një koncert përmbyllës. Së bashku me Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Arsimit dhe Sportit, Kryetarin e Bashkisë, Presidentin e KOKSH, shumë sportistë elitarë dhe federata pas konferencës, iu bashkuan argëtimit dhe lojërave sportive të mbi 1000 fëmijëve të Thumanës dhe zonave përreth.
Për ministren Muzhaqi, Thumana e rilindur është tashmë epiqendra e sportit.
“Thumana në lëvizje: Sport për një të nesërme më të mirë! Rilindja e Thumanës dhe kthimi në një epiqendër sportive me panelet e diskutimit, panairin sportiv, dhe koncertin pjesë e programit “Sporti për Zhvillim”. “ shprehet Muzhaqi duke shtuar “Ky është vetëm fillimi i shumë projekteve të bukura që na presin në vazhdim! Së bashku, do të shkruajmë një histori të re të mbushur me ëndrra dhe arritje!“
Thumana ishte një nga zonat më të prekura nga tërmeti i vitit 2019, ndërsa sot është një zonë e rilindur dhe jo vetëm, është kthyer në qendrën e motorit të lëvizjes sportive në vend.