Muzhaqi: Trajnim dy ditor për organizatat rinore dhe për të rinjtë për aplikim në thirrjet e BE

Muzhaqi: Trajnim dy ditor për organizatat rinore dhe për të rinjtë për aplikim në thirrjet e BE

Ministrja, Bora Muzhaqi

Nis trajnimi i organizatave rinore për rritjen e kapaciteteve në përthithjen e fondeve nga donatorët. Bora Muzhaqi në cilësinë e Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët përshëndeti nisjen e këtij trajnimi dy ditor në kuadër të Programit Europian Erasmus+ me përfaqësues nga rreth 40 organizata rinore dhe për të rinjtë.

Sipas ministres Muzhaqi “Qëllimi ynë është të kontribuojmë në rritjen e financimeve të jashtme në shërbim të të rinjve në vendin tonë” duke vijuar se pjesë e qëllimit është edhe të inkurajojnë pjesëmarrjen aktive të të rinjve në projektet dhe inicativat e Bashkimit Evropian.

Fjalën e saj përshëndetëse, ministrja Muzhaqi e mbylli me një falenderim për organizatat e shoqërisë civile.

“Mirënjohëse për mbështetjen dhe angazhimin e organizatave të shoqërisë civile në këtë rrugëtim për zhvillimin dhe avancimin e të rinjve në shoqërinë tonë” ishte falenderimi i ministres Bora Muzhaqi për përfaqësuesit e rreth 40 organizatave rinore dhe për të rinjtë të cilët iu bashkuan trajnimit dy ditor.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni