TIRANË - Nga cikli Krijuesit Shqiptarë në Opera, "Muzika që flet shqip" titullohet koncert vokalo-simfonik me vepra të kompozitorëve shqiptarë i cili do të jetë edhe një tjetër shfaqe premierë e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, të shtunën e 28 shkurtit 2015, ora 19:00.
Kompozitorët, Gerti Dunga, Fatos Lumani, Endri Sina do të sjellin në skenën e TKOB-së pjesë dhe vepra nga krijimtaria e tyre, të cilat do të interpretohen nga artistja Dorina Laro (në Violonçel), shoqëruar nga Ilir Gjoka (në Oboe), Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOBAP, në dirigjimin e korit dhe orkestrës ng mjeshtrat Dritan Lumshi dhe Desar Sulejmani.
"Shekulli im" (për Kor Miks dhe Orkestër Simfonike) nga Endri Sina, "Rapsodia Shqiptare" nga Gerti Druga, "Kantata për kongresin e Manastirit" (për kor, solist dhe orkestër) nga Fatos Lumani, janë disa nga veprat që ftojnë publikun në sallë, për të dëgjuar krijimet e mirëfillta dhe puro shqiptare. /ATSH/
/Shqiptarja.com