Muzikë Barok si në 1700-n,nga
datat 2-12 korrik nëpër Shqipëri

Muzikë Barok si në 1700-n,nga<br />datat 2-12 korrik nëpër Shqipëri
Muzika barok rikthehet në disa qytete kryesore të Shqipërisë me instrumente origjinale, në respekt të plotë të stilit, rregullave dhe mënyrës së interpretimit të viteve ‘700.

Festivali i Muzikës së vjetër Vox Baroque, që i kushtohet tërësisht repertorit barok ka nisur që nga 2 korriku udhëtimin nëpër Shqipëri. Nisja e tij është bërë në Shkodër dhe do të mbyllet në datën 11 korrik në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Hapja e festivalit u mbajt në Kalanë e Rozafës në Shkodër. Edhe kryeqyteti, Tirana, për 2 ditë ka pritur muzikantët që kanë perfomuar në ambjente të ndryshme si “Reja” e Foujimotos, Teatri i Kukullave.

kalendar

Petrolifera Italo-Shqiptare do të jetë shtëpia e muzikës për një prej koncerteve të festivalit. Korça gjithashtu do të jetë një destinacion tjetër i rrugëtimit të këtij festivali së bashku me Beratin në hapësirat e Muzeut Onufri.

Kjo muzikë gjatë ditëve të festivalit vjen me një këndveshtrim tjetër historik dhe kritik duke kërkuar gjithmonë qasje të reja. Organizatorët shprehen se për të për të zhvilluar këtë festival të përvitshëm kanë ofruar në repertor shumë hapësira për zbulime e thellime, të cilat do të manifestohen nga interpretuesit përmes shembujve të gjuhës e gjestualitetit barok.

Interpretimi përmes një “assieme” të gjesteve ekspresive, të cilat përdoreshin nga këngëtarët për të nënvizuar emocionet në tekstet e kantatave, do të na afrojë drejt atmosferës të skenave operistike.
 
Kur Napoli nisi “të pushtohej” nga tingujt e barokut
 
 Në vitet ‘700 muzika barok kishte hyrë thellë në çdo shtresë të shoqërisë dhe si kurrë më parë duke shënuar kështu emancipimin estetik, artistik e social të muzikës instrumentale.

Në këtë proces u afirmuan kompozitorët italianë si Vivaldi, Scarlatti, Sammartini, ku kompozimet e tyre ishin të pavarura nga këndvështrimi estetik, koherenca në formën muzikore e në të njëjtën kohë tepër të artikuluara.

Këto elementë luajtën një rol vendimtar përkrah kompozitorëve të tjerë si Bach, Haendel dhe Telemann, duke përcjellë një trashëgimi dhe traditë të shkëlqyer në skenat ndërkombëtare. Ndaj orgnizatorët kanë menduar që edhe në në këtë edicion të festivalit të ketë një hapësirë e veçantë t’u dedikohet kompozitorëve italianë dhe në veçanti atyre napoletanë.

Napoli është qytet që spikati në atë kohë për formimin e shumë kompozitorëve e këngëtarëve (XVII dhe XVIII) dhe kjo falë katër konservatorëve që ky qytet kishte. Në të njëjtën kohë Napoli shquhej për këngën popullore e cila kishte një prezencë të fortë dhe kjo vihet re dhe në artin figurativ të asaj kohe.

Shihet qartë që muzika luhej në rrugë ku përdorim të gjerë kishin instrumentet “a pizzico”.

Tarantella qe një nga format muzikore më të dashura popullore ku bashkohej kantoja dhe vallja. Këtë muzikë të mrekullueshme do e sjellin në këtë festival grupet e njohura si: Collegium Pro Musica, Festa Rustica dhe trio Sonatas & Canzonas.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur