Muzikë e koncerte për festa në Shkodër, Durrës, Lezhë e Vlorë

Shkodër-  Teatri "Migjeni" mblodhi spektatorët shkodranë në aktivitetin e fundit për vitin 2023, ku Orkestra Simfonike mbajti koncerti tradicional "Ndërmendje". Kësaj feste ia shtuan bukurinë interpretimet e korit "Prenkë Jakova” dhe artistët e vegjël të Qendres Kultures.

E ftuar e veçantë ishte sopranoja nga Kosova Adelina Paloja e po kështu në skenë u ngjit pas 7 vitesh mungesë, tenori shkodran Riad Bashi.

"Marshi i Fiskulturistëve" ngriti në këmbë spektatorët e njëkohësisht shënoi fundin e një tjetër edicioni mbreslënës.

Durrës- Mbrëmja e së premtes mblodhi qytetarët e Durrësit në sheshin “Liria”, ku u mbajt një koncert me këngëtarë të muzikës së lehtë.  Pjesë e koncertit u bënë dhe artistët e vegjël me kostume popullore.

Lezhe- Në 61-vjetorin e lindjes, humoristi lezhjan Nikolin Delia dha një shfaqje për publikun të titulluar "Gaz-Jeta". Kënget, vallet dhe humori ishin pjesë e kësaj veprimtarie zhvilluar në qytetin e Lezhës.

Vlorë - Fëmijët e Qendrës Kulturore udhëtuan me autobusin e krishtlindjeve drejt Orikumit ku shpërndanë dhurata për bashkëmoshatarët.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime