TIRANE - Policia e Tiranës dhe Reparti i Forcave Speciale, Shqiponja, kanë shoqëruar në komisariat mbrëmjen e djeshme 3 menaxherë lokalesh në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, pas një aksioni për prishje të qetësisë publike si pasojë e muzikës së lartë.
 
Aksioni i policisë erdhi pas mesnatës pas ankesave të banorëve të zonës. Ndërkohë, të shoqëruarit në polici janë menaxherë të tre nga lokaleve të natës më të frekuentuara në kryeqytet në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Bëhet fjalë për menaxherët e LolliPop, WhiskeyBar dhe Charlsie.

Sipas policisë tre menaxherët pas shoqërimit në polici janë proceduar penalisht për prishje të rendit dhe qetësisë publike. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)