Muzikë jazz e vargje poetike, koncert në mozaikun e Linit! Aktori nga Kosova: Vend super interesat dhe frymëzues

Muzika jazz, ajo arbëreshe dhe vargjet e Kutelit u bënë bashkë në një mbrëmje koncert në bazilikën e mozaikut paleokristian të Linit, duke tërhequr vëmendjen e publikut pogradecar dhe jo vetëm, si asnjëherë më parë.

Tingujt e violinës dhe vargjet poetike të shkrimtarit të madh interpretuar me delikatesë nga aktori nga Kosova, Arbies Konomi i dhuruan publikut deri në orët e para të mesnatës plot emocione në rrënojat e mozaikut shekullor.

 “Lini është një nga fshatrat më të veçantë jo vetëm në Europë për vjetërsinë por edhe pozicionin gjeografik. Është kultura, janë njerëzit, tradita që e bëjnë këtë vend kaq interesant. Është multidisiplinarizmi artistik në vetvete pasi kemi gërshetim mes muzikës, aktrimit, gastronomisë dhe etnomgramisë që e pasurojnë këtë vend. Kësaj radhë kam përzgjedhur një nga tregimet e Mitrush Kutelit, “Fshati im e pi rakinë” u frymëzova shumë.”- tha Arbies Konomi.

Violinisti dhe organizatori Eritan Kamolli tha se ky aktivitet synon të kthehet në një traditë të përvitshme.

“Një nga objektivat tona kryesore është jo vetëm të bëjmë koncert për të argëtuar njerëzit por edhe të promovojmë vlerat tona historike, vlerat kulturore dhe etnografike që ne kemi në të gjithë qytetin”- tha Eritan Kamolli

Sipas prefektit të Qarkut, Nertil Jole, Lini është konstatuar si vendbanimi palafit më i vjetër në Europë, ndaj ka një arsye më shumë për ta vizituar.

“Para pak kohësh është zbuluar një ndër vendbanimet më të vjetra palafit në Europë, paleokristian të Linit për të dhënë këtë mesazh por edhe për të promovuar  akoma më shumë këtë zonë të mrekullueshme që është edhe porta hyrëse e Korçës dhe për t’i shtuar vlerë, turistët e huaj.”-tha Nertil Jole...

Koncerti në Mozaikun e Linit u ndoq nga mosha të ndryshme, vendas dhe turistë, të cilët te ulur në themelet e mozaikut shijuan atmosferën që prej perëndimit dhe deri në errësim të plotë.

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!

Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!