Një nismë e veçantë për të sjellë sadopak një atmosferë ndryshe për bluzat e bardha që janë në frontin e parë të luftës kundër COVID-19 dhe për ata që po kalojnë ditët më të vështira të tyre, të shtruar në spital të prekur nga koronavirusi.
Këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj dhe partneri i saj në art dhe jetë, Vitmar Basha iu përgjigjën menjëherë ftesës së autoriteteve shëndetësore për të dhuruar muzikë për bluzat e bardha dhe pacientët.
Në dritaret e spitalit Infektiv sheh bluzat e bardha, mjekë e infermierë me veshjet mbrojtëse, teksa duartokasin dhe shijojnë melodinë e zërit të veçantë të Çibukajt.
"Këngët e dashurisë këndohen për njerëzit e zemrës. Erdhëm t'u bënim një serenatë të vogël për të gjithë ju, nga zemra", iu drejtua këngëtarja Marsela Çibukaj mjekëve që në këto momente siç ajo u shpreh janë kthyer në njerëzit më të dashur për shqiptarët.
Marsela dhe Vitmari dhanë një intervistë për kamerën e Report Tv pas performancës mbresëlënëse para mjekëve dhe pacientëve.
"Tani nuk dallohet fort mirë për shkak të maskës, por jemi duke buzëqeshur dhe të emocionuar, na qeshin sytë në këto raste. Kemi bërë shumë koncerte në jetën tonë por kjo ishte vërtetë emocionuese, kemi kënduar nga shtëpia për publikun këto kohë, duke përjetuar këtë situatë si gjithë bota. E ndiejmë si një detyrim moral dhe artistik ndaj stafit të spitalit si dhe të përcillnim dashuri te pacientët, teksa po luftojnë me këtë virus që ka pushtuar gjithë botën", është shprehur Marsela.
Këngëtarja me mënyrën unike të të kënduarit shtoi se pse të mos ishin në vatrën kryesore të punës e të nderonin njëherë mjekët e infektivit edhe pse jo edhe në spitale të tjera.
"Ishte shumë emocionuese të riktheheshim në këtë pjesë të lëkurës, gjakut tonë siç është muzika live. Ishte bukur, sepse kishte njerëz aty brenda pas dritareve, pacientë, por edhe këto mjekë që po japin maksimumin', ka thënë partneri i saj, Vitmari.
Dy artistët kanë sjellë në pak momente buzëqeshje dhe qetësi shpirtërore nga situata e trazuar për shkak të COVID-19.
Në fund ata e mbyllin duke kënduar refrenin e këngës “ E lule lule!”
Ku eshte distanca mes Marseles dhe Vitmarit? Apo jane te fejuar bashke keta?
Përgjigju