DURRËS- Ndalimi i muzikës me zë të lartë pas orës 20:00 nuk është respektuar nga një pjesë e mirë e bizneseve, e për pasojë janë ndëshkuar.
Më konkretisht, 5 lokale në lagjen nr.13, Plazh, Durrës janë gjobitur pasi edhe pse kishte kaluar ora 20:00, nuk kishin ulur zërin e muzikës. Ndaj tyre është vendosur gjobë 1.000.000 lekë gjobë, pasi kanë shkelur aktin Normativ kundër përhapjes së COVID-it.
"Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ndëshkohen me nga 1.000.000 lekë gjobë, 5 pronarë të 5 subjekteve në Durrës, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar dhe ndëshkuar 5 subjekte në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë të lartë pas orarit të përcaktuar në Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
Për subjektet me pronarë shtetasit V.Q., M.K., A.I., E.M. dhe A.I., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative masë administrative me nga 1.000.000 lekë për secilin. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19", njofton policia.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
88.8%
-
Të gabuar
7.4%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 3519
Lajme të tjera
-
EMRI/ Vritet 38-vjeçari në Sukth, qëllohet me automatik brenda makinës! Rezulton në hetim në Holandë për trafik narkotikësh! Në mjet ishte dhe shoku i tij
27 Shtator, 00:38
-
Tentoi të vidhte një automjet në Durrës, kapet në flagrancë autori
26 Shtator, 16:18
-
Partizani dhe Kamza në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, basketbolli fillon sezonin e ri
26 Shtator, 14:19
-
Sekuestrohen 2 bombola me helium në portin e Durrësit, në hetim 47-vjeçari banues në Angli
26 Shtator, 13:18
-
Durrës/ Çfarë e shkaktoi zjarrin në fabrikën e bojrave 'Deutsch Color’ në autostradë? Dy pistat e hetimit
26 Shtator, 10:02
-
E fundosur në basenin ujor të Portit të Durrësit, nxirret nga uji anija e peshkimit
25 Shtator, 14:44
-
Zjarr në servis, shkrumbohen makinat në Durrës
25 Shtator, 10:51
-
Larguan Diego Longon, Teuta rikthen për herë të pestë në stol Edi Martinin
24 Shtator, 22:02
-
Zyrtare/ Vetëm katër ndeshje, Diego Longo s'është më trajner i Teutës
24 Shtator, 16:10
-
Zjarri në fabrikën 'Deutsch Color', nisin hetimet për shkakun! Roja e sigurisë: Nisi brenda ambienteve! Pronari: Mosrespektimi i kontratave, dëmi më i madh (VIDEO)
24 Shtator, 09:54
-
EMRAT/ Ndezën zjarr dhe dogjën sipërfaqe të mëdha toke dhe tre godina, arrestohen 2 persona në Durrës
23 Shtator, 12:50
-
VIDEO/ Digjet një banesë private mes pallateve në Durrës, zjarri dyshohet të jetë vënë nga disa endacakë
23 Shtator, 11:01