'Më mungon shumë', Tefta Radi shpërthen në lot kur flet për artistin shqiptar

'Më mungon shumë',  Tefta Radi shpërthen në lot kur flet për artistin shqiptar

Francesk dhe Tefta Radi

Tefta Radi, bashkëshortja e artistit Françesk Radi ka treguar detaje të pathëna nga jeta e tij, me rastin e publikimit të librit të saj.

Françesk Radi ishte një ndër artistët më unikë të vendit tonë. Një artist modern e shumë guximtar në vend ishte një rrezik i madh për regjimin dhe kjo solli që krijimtaria e tij të mos lejohej.

Pengu i  Frankos  kishte faktin që prej dy dekadash iu mohua e drejta për të qenë kantautor, për të bërë muzikën që donte, sepse në Fushë Arrëz iu ndalu dalja në skenë. Atje  u mor me grupet artistike dhe nuk u pendua kurrë. Përvetësoi veglat dhe instrumentet popullore që i vyen më pas në krijimtarinë e tij muzikore. Ishte një peng i madh sepse t’i heqësh të drejtën e krijimtarisë një autori është e tmerrshme, nuk mund të imagjinohej”, ka treguar Tefta Radi.

Pasi u pyet nga moderatorja  se sa i mungonte, ajo nuk i mbajti dot lotët para publikut në emisionin "Soiree".

Unë e nis ditën me Frankon, e mbyll me të, kudo që shkoj përballem me të , këngët, zëri i tij fishkëllima e tij. Më mungon shumë, më mungon vërtet shumë”, është shprehur Tefta.

Ajo gjithashtu shprehet se jeta me të ishte sakrificë, por e bukur, pasi dashuria për të ishte e madhe dhe anasjelltas.

Nuk e kshim menduar kurrë se vdekja do të na ndante në mënyrë të pabesë.  Është e vërtetë kur thonë se jeta është një film dhe ne jemi  aktorët që luajmë dramat tona. Me humbjen e tij kam humbur gjallërinë e jetës, por cdo dashuri ka vendin e vet. Ne ishim të pandarë”, është shprehur bashkëshortja e Radit.

Tefta Radi ka thënë se jeton  mes të shkuarës dhe të tashmes, por e shkuara do të mbetet e paçrrënjosur nga mendja saj, sepse atje ka kujtimet më të bukura,  ato me Frankon

Françesk Radi përpiqej të sillte gjithmonë diçka ndryshe, në fillim me këngën “ Biçikleta” dhe ndryshe me këngën e” Vietnamit”.

Ajo ka rrëfyer  për ditën e fundit të Radit.

"Ishte e dielë, drekuam me miqtë tanë, ishte një ditë normale  plot humor e  batuta. U rikthyem rreth orës 6, ai u fut në studion e tij si gjithmonë, u ul për të punuar, po përgatiste 6 këngë para se të iknim në Australi. Punoi 2 orë e gjysëm e më pas  ikëm të shikonim një koncert, ku të ardhurat do të jepeshin  për gratë e dhunuara. Pas koncertit shkuam në shtëpi për të fjetur gjumë, por ai ra  për të mos u ngitur më”, ka treguar Tefta Radi për ditën e fundit të jetës së artistit.

Ajo tashmë jeton mes Gjermanisë dhe Shqipërisë dhe ka treguar se kur vjen këtu takon shumë miq të tij.

Kur vij këtu takoj miq, kolegë por Franko ësht ai që më mungon më shumë”, ka thënë Tefta.

Bashkëshortja e tij është personi i dukur për të treguar në mënyrën me emocionale të mundshme jetën e artistit të pavdekshëm shqiptar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë